Sara Hoxha është shtatzënë, Ledri Vula kthehet “në krahët” e Dafina Zeqirit. Fotografia që zbuloi

960

Ledri Vula mund të bëhet së shpejti baba pasi përflitet se e dashura e tij Sara Hoxha është në pritje të një fëmijë. Pak para se të bëhej publik ky lajm, doli fotografia e Sara Hoxhës me Dafina Zeqirin, gjë që tregonte se nuk i jepte aspak rëndësi të kaluarës së partnerit. Në fakt, Sara ishte e pranishme në xhirimet e klipit të ri muzikor, ku do të jetë pjesë edhe Ledri Vula me Lumi B.

 

Në një fotografi në Instagram, Dafina bëri përshkrimin: “E kom një foto shumë të bukur me Ledri Vula dhe Lumi B”, por pa treguar më teër detaje. Media kosovare “Express” ka zbuluar më shumë detaje duke thënë se pritet që të këtë edhe disa skena të nxehta në mes të Dafinës dhe Ledrit.

 

“Ka skena të tilla por në kuadër të lojës se artistëve në spot”, tha burimi për të përditshmen kosovare duke treguar se xhirimet e këtij projekti janë bërë në bregdetin e Vlorës. Kujtojmë se Dafina Zeqiri dhe Ledri Vula kanë qenë ndër çiftet më të preferuara të showbizit shqiptar, por kanë deklaruar shpesh herë se marrëdhënia e tyre është më e mirë kur flitet vetëm për miqësi.

 

Të dy kanë qenë tepër aktivë me projektet muzikore gjatë këtij viti. Ndonëse patën vetëm një periudhë të shkurtër me koncerte muzikore, nuk kanë hezituar që ti sjellin fansave disa këngë tepër ritmike.