Psikologia shqiptare: Flisni me fëmijët tuaj për pjesët int ime që në moshën 3 vjeç

Komunikimi i prindërve me fëmijët për pjesët int ime apo se ksualitetin është një sfidë e madhe dhe sidomos në Shqipëri që shihet ende si një tabu.

 

Por blogeria dhe psikologia Ami Bekteshi i ka sugjeruar të gjithë prindërve, të flasin me fëmijët e tyre për pjesët int ime që në moshën 3 vjeç. Me një postim në “Instagram”, ajo ju vjen në ndihmë duke ju treguar se si, apo vendin që duhet të zgjidhni për një temë të tillë.

 

“Se pari me lejoni t’ju them se fjalen “TU RP” vareni jashte deres se shtepise!!! Duke qene mama e nje vajze dhe psikologe ne profesion, po ndaj me ju eksperiencen time dhe ate te shume literaturave ne lidhje me pjeset int ime te trupit dhe si “te mbrohen” femijet.

 

Komunikimi per pjeset int ime te femijet duhet te nise rreth moshes 3 vjeçare, mos e lini per me vone sepse eshte mire qe te degjoje te flitet se pari nga ju, jo nga te tjeret. Une personalisht ju keshilloj qe mamat ta bejne me vajzat dhe baballaret ta bejne me djemte, kjo per arsyen e ngjashmerise fizike, por ne bisede mund te ndodhe edhe e kunderta. Nese fillimisht ju vjen rende qe te perdorni termin “va gine” ose “pe nis”, mund t’i vendosni epitet, nuk ka asgje te keqe, por kini parasysh qe edhe keto terma duhet t’i mesojne nga ju dhe jo nga te tjeret, ndaj eshte mire qe ju te paret t’i perdorni dhe te shpjegoni vend ndodhjen e tyre. Ne ka nje vend me te pershtatshem per te filluar komunikimin me femijet e vegjel per pjeset e tyre int ime eshte dushi dhe momenti kur i nderroni.

 

Keto jane momente int ime me veten e tyre, ndaj nese kane pyetje mund t’i shpjegoni per gjerat qe ju pyesin. Une kam filluar t’i shpjegoj Adalises se pjeset inti me NUK DUHET T’I PREKE ASKUSH PERVEC PRINDERVE KUR E LAJNE DHE E NDERROJNE, KAQ. Ne rast se dikush e ben dicka te tille atehere ajo duhet te bert ase me te madhe dhe te thote JO JO JO JO JO. Mos prisni qe femija juaj ta mesoje direkt kete gje, duhen biseda disa here ne jave, ta rikujtoni, ta perforconi idene.

 

Perveç kesaj kam filluar ta mesoje Adalise se askush nuk duhet ta puthe me zor nese ajo nuk deshiron dhe se personat qe e bejne kete duhet t’i thote JO dhe t’i shtyje. Te mos pranoje askend t’i afrohet fytyres se saj, buzes, faqeve, qafes apo gushes. Edhe kjo gje shpjegohet vazhdimisht qe femija te filloje te kuptoje privatesine. Kur te beni keto biseda shikoni femijen ne sy dhe fikni cdo burim zhurme, muzike, lojrash etj. Femija duhet te kuptoje qe ky eshte nje moment i rendesishem per te dyja palet dhe se komunikimi me ju ka me shume vlere se cdo gje perreth. Mesoni femijet se trupi i tyre ESHTE VETEM I TYRE. Cilat teknika perdorni ju?”, ka shkruar blogeria.

TE TJERA

spot_img