“Për inat të dreqit dhe shqiptarëve…”, aktori zbulon vargjet e fundit të “Lahutës së Malcisë”

265

Gjatë intervistës për Adi Krastën në “A-Show” aktori Primo Shllaku zgjodhi disa vargje të “Lahutës së Malsisë” së At Gjergj Fishtës për ta përshkruar siç duhet situatën në vend.

 

Sipas aktorit, Shqipëria është e prirur për të prodhuar diktatorë, ndërsa theksoi se, njerëzit janë të frikësuar, jo të lodhur.

 

“Struktura shqiptare është e prirur të pjellë diktatorë. Ne nuk vetëfunksionojmë. Ne duam të ndijmë fishkëllimën e kamzhikut. Ky është pesimizmi im. Njerëzit janë të frikësuar. Kur thonë janë të lodhur, unë nuk besoj. Njerëzit janë të frikësuar, nuk janë të lodhur. Mezi prisnin me ikë ose me u hap rrugët! Nuk kanë çfarë hanë.

 

Baba dhe axha im më thoshin se dy vargjet e fundit të “Lahutës së Malsisë” kanë qenë kështu: “Për inat të dreqit dhe (armiq) shqiptarëve prapë Zojë më veti dul Shqipnia”. Meqë rilindasit kishin marrë një peshë dhe një rol pedagogjik kombëtar, për ti treguar se nga shkohet. Fjala armiq mbetet për tu përcaktuar”, tha Shllaku.