Bota e sportit shqiptar në zí, sémundja e réndë i merr jetën ish-trajnerit të Vllaznisë

169

Një lajm i hidhur ka trónditur pasditen e sotme atletiken shkodrane dhe atë shqiptare. Është ndarë nga jeta në moshën 73 vjeçare ish-trajneri dhe ish-drejtori i Sportklub Vllaznia Gëzim Mema. Ai ka vuajtur kohët e fundit nga një sémundje e réndë dhe për rrjedhojë nuk ka mundur t’ia dalë ta përballojë atë.

 

Gëzim Mema ka lindur në Shkodër më 17 shtator 1946 dhe që në rininë e tij do t’i përkushtohej sportit të atletikës, përveçse do të punonte për vite me radhë edhe si mësues. Karriera e tij si sportist nuk ka qenë në nivele të larta, megjithatë shkëlqimin e tij të madh do ta kishte në rolin e trajnerit.

 

Është emëruar kryetrajner i atletikës në Klubin Vllaznia në vitin 1981, në një periudhë të vështirë për këtë sport në Shkodër ku gjen në ekip vetëm 4 sportistë dhe në vendin e fundit në kampionat. Brenda një kohe të shkurtër ka arritur të ketë në pistë plot 150 vajza dhe 250 djem, të cilët stërviteshin nga 25 trajnerë.

 

Si rrjedhojë do të vinin edhe sukseset e njëpasnjëshme. Gëzim Mema ka mbajtur për 23 vite detyrën e kryetrajnerit të atletikes, ku më pas kanë ardhur edhe shume tituj kampion, kupa Republikë e trofe të tjerë të fituar nga ekipi i Vllaznisë që filloi dominimin në atletiken shkodrane, që vazhdon edhe sot e kësaj dite.

 

Ndërkohë që më pas ka mbajtur edhe detyrën e shefit të Zyrës së Sportit në Bashkinë Shkodër ndërsa nga viti 2000 dhe deri më 2013 ka qenë drejtor i Sportklub Vllaznia. Sukseset edhe në këtë detyrë kanë qenë të shumta derisa ky klub për disa vite rresht është vlerësuar si më i miri në Shqipëri.

Lexo edhe:   “Risia” nr.2 e Ferdinand Jakut. Krijon të parin ekip futbolli me fëmijë të komunitetit rom dhe egjiptian

 

Për kontributin e tij të madh si trajner, Bashkia Shkodër vitin e kaluar me rastin e festimeve të 100 vjetorit të SK Vllaznia, e shpalli atë “Trajner te Shekullit”.