Berisha publikon dokumentin/ Ja si Ben Blushi dhe Gaz Demi u bënë pronar të 6 mijë m2 tokë në Dhërmi

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar në rrjetet sociale një dokument, sipas të cilit, Ben Blushi dhe Gaz Demi, kanë regjistruar një sipërfaqe prej 6 mijë metra katror, buzë detit në Dhërmi.

Berisha shkruan se ligji i ma fies prevalon mbi ligjin e vendit, ndërsa shton se dokumenti u firmos nga drejtori që ndenji vetëm 24 orë në detyrë.

Dokumenti i publikuar nga ish-kryeministri Sali Berisha tregon se si Ben Blushi bëhet pronar i 6000 m2 tokë buzë detit, ndërsa në fund të dokumentit ka firmosur drejtori i Hipotekës Bilal Aliaj i cili pas kësaj, ka dhënë edhe dorëheqjen.

“Miq, po ju paraqes dokumentin e rregjistrimit nga Arben Malavita të tokes buzë ujit në Dhërmi si pronë private se bashku me Gazmend Ramën.

6000 m2 tokë të gjitha me fallsifikim dokumentash, u rregjistruan me urdhër të Edvin Haj dutit nga drejtor kurbani i radhes ne hipoteken e Vlorës, i cili pasi rregjistroi pronën e gr abitur nga dyshja Arben Malavita – Gazmend Rama dha dorëheqjen natyrisht duke marrë garanci të plota se narkoprokuroria nuk do ta shqetesoje atë.

Prona buze uji e gr abitur me dokumenta fallco nga Arben Malavita dhe Gazmend Rama vendoset para nje resorti, investim i shpallur strategjik nga vet Edvini. Çka dmth toka buzë detit i ishte dhëne resortit per shfry tezim per 20 vjet. Por binomi Arben Malavita – Gazmend Rama dhe bishti mbrapa fituan si zakonisht mbi ligjin”, shkruan Berisha.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...