Përplasen dy makina, humb jetën një pasagjere në njërën prej tyre…

181

Përplasje automjetesh me pasojë humbjen e jetës së një personi ka ndodhur këtë pasdite në aksin rrugor Librazhd – Qafë Thanë. Mësohet se dy mjete, Volksvagen dhe Suzuki, janë përplasur me njëri – tjetrin.

Për pasojë, ka humbur jetën një grua që ishte pasagjere në një nga automjetet. Përplasja e mjeteve ka qenë mjaft e fortë, teksa njëra ka dalë nga rruga. Policia është në vendngjarje për të sqaruar dinamikën e aksidentit fatal.

Marre nga shkodra web