E quajti viç dhe imitues të Sabri Fejzullahut, Ledri Vula i kundërpërgjigjet reperit: Kur të doni derën e shtëpisë ma dini (Video)

149

Dj Blunt javën e kaluar pas lajmit të bashkëpunimit mes Ledrit dhe Capital T, doli me një deklaratë mjaft të fortë për Ledri Vulën duke e “viç” dhe i kujtoi se ka nxjerrë deri tani 9 albume. Deklarata e tij bëri zhurmë të madhe online dhe në rrjetet sociale, mirëpo Ledri nuk zgjodhi të reagonte aspak.

 

Ditën e djeshme në intervistë më ‘NIN’, Ledri Vula u pyet për këtë gjë, dhe ajo çfarë tha ishte krejt ndryshe nga Dj Blunt.

 

Ai tregoi se nuk ka asnjë ‘beef’ me DJ Blunt e as me Real 1 duke thënë se të dy djemtë i ka shumë simpatikë dhe se ky nuk është albumi i parë i tij.

 

“Unë nuk kam ‘beef’ me Bluntin e as me Real 1, përkundrazi i kam shumë simpatikë dytë, funny mu kanë dok gjithë edhe i kam shkuar në këngë edhe i kam pas në albumin e parë. Se kam vetëm një album, i kam edhe dy me Skillz, unë i kam pasur në album të parë të dytë. Ai që ka ‘beef’ me mua kur të doni derën e shtëpisë më dini, kur të doni çka të doni, por unë s’kam ‘beef’ me askënd”, ishte përgjigjia e Ledrit.

 

MINUTA: 49:30