U tha se do të rishikohej ‘pyetja e Turit’, ministria e Arsimit ‘pret’ në besë maturantët

Vetëm 760 maturantë nga rreth 32 mijë kanë marrë notën 10 në provimin e shumë debatuar të gjuhës shqipe dhe letërsisë. Nga ana tjetër sipas QSHA rreth 3% e tyre kanë rezultuar mbetës.

 

Maturantët pas realizimit të provimit me datë 11 qershor dolën në protesta dhe kërkuan rivlerësim të testit pasi sipas tyre ai ishte i vështirë. Mirëpo pas gjithë kundërshtimeve, edhe pyetja e “Turit” e cila u bë kori i protestave ka ndikuar në vlerësimin përfundimtar të maturantëve.

 

Më herët Ministria e Arsimit njoftoi se QSHA kishte vendosur se do të vlerësojë shpërndarjen e pikëve në bazë të rezultateve të nxënësve, si dhe do të konsiderojë heqjen nga vlerësimi përfundimtar të atyre pyetjeve të cilat do të rezultojnë me nivel më të lartë vështirësie se sa niveli i njohurive të nxënësve.

 

Rezana Vrapi, drejtore e QSHA, e pyetur nga Euronews Albania tha se në vlerësimin përfundimtar të nxënësve në provimin e gjuhës shqipe dhe letërsisë nuk është hequr asnjë pyetje, edhe pse rreth 20 mijë maturantë sipas ministrisë nuk e gjeten përgjigjen e saktë të pyetjes për Turin.

 

Nga ana tjetër është ruajtur e njëjta skemë e vlerësimit me vitin e kaluar. Sipas Vrapit skema ka ndryshuar vetëm për nivelin e kalueshmërisë. Nëse vitin e kaluar maturantit i duheshin 15 pikë për të kaluar, këtë vit iu deshën vetëm 12 pikë.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...