‘Herët për të qenë i realizueshëm’/ Votat e emigrantëve, flet Rama: Më i munduri është ai me postë

Kryeministri Edi Rama, në një mbledhje online me Këshillin Koordinues të Diasporës për të diskutuar ecurinë dhe mundësinë e votimit të emigrantëve, tha se kjo është një objektiv dhe angazhim i qeverisë, por që nuk është një proces i thjeshtë për t’u realizuar.

Rama tha se votimi me postë është një mundësi e mirë, por është një proces që kërkon kohë. Ai tha se po shihet edhe mundësia e një projekti pilot elektronik.

“Ulja në tryezë për këtë reformë është bërë me vonesë. Në kushte specifike. Ministri është marrë për një kohë të gjatë me studimin dhe analizën e metodave për votimin nga jashtë. Por për arsye të konfliktit politik, e kemi përjashtuaar votimin nëpër konsulata e ambasada. Edhe pse mund të ishte plotësisht i realizueshëm. Por ka raste që qytetarët nuk e kanë në distancë të afër ambasadën apo konsulatën, njësoj si të vinin vetë në Shqipëri. Por ne i kemi lënë si të vetme mundësi votimin me postë.

Por ky është një proces që kërkon kohë. Nuk kemi humbur kohë nga pikpamja e kuadrit ligjor dhe infrastrukturës. Opozita në parlament e ka këtë kërkesë shumë instituese, ne e kemi një objektiv, angazhim politik të programuar.

Jemi duke punuar për një opsion elektronik për t’u regjistruar, jo për të votuar. Jemi ende herët sot që të themi me siguri që jemi në kushtet që mund të realizohet. Sidoqoftë, kam besim se si në një mënyrë edhe një tjetër, ose me anë të një projekti pilot, mund të realizohet së shpejti”, tha Rama.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...