Përlotet moderatori, tregon momentin e bukur

Mbrëmjen e sotme moderatori Isli Islami u surprizua në “Dua të të bëj të lumtur” nga nëna e tij, Sadie dhe mikesha Ori Nebijaj.

Mamaja e Islit, zonja Sadie e cila për herë të parë shfaqej në ekran, rrëfeu historinë dhe vështirësitë që kishte kaluar në jetën e saj dhe se sa mbështetje dhe përkrahje i kishte dhënë Isli gjithë kohës.Isli i përlotur rrëfeu se duhet ta bënte ai këtë surprizë dhe jo zonja Sadie. “Po unë të lashë në shtëpi ty!

Në fakt duhet unë të të falenderoj ty dhe jo ti mua sepse unë nuk kam bërë asgjë. Jam këtu falë teje! Mendoj se jeta na është dhënë nga Zoti jo për të vuajtur por për të pasur momente vetëm të gëzueshme, sepse në fakt për këtë jetojmë.”

Më pas në studio erdhi Ori Nebiaj e cila u shpreh: “Kam qarë me dënesë ndërkohë që prisja të futesha në studio. Është hera e parë që Isli më bën të qaj, por tashmë e kuptoni pse është miku im më i ngushtë dhe pse e dua kaq shumë.”Arbana i kërkoi Islit të zbulonte 5 gjëra që nuk i pëlqen tek Ori.

Sipas tij Ori nuk duhet të veshë takat sepse del më e gjatë se ai, nuk duhet të përdorë shpesh në emision fjalën “Marshallah”, nuk i pëlqen që ajo fle shumë dhe që është këmbëngulëse sepse do t’i dalë e asaj.

Ori në studio rrëfeu historinë se si Isli dhe ajo ishin njohur për herë të parë duke treguar momentin e takimit të parë: “E kam njohur Islin pasi kishim filluar punën në “Wake Up” dhe xhirimet, pasi ai nuk ishte në Tiranë. Më vjen një mesazh në telefon ku thuhej se ishte Isli dhe më ftonte për kafe.

E kam lënë të presë mbi 30 minuta në këmbë edhe pse kafja ishte aty afër shtëpisë sime.” Në fund të dy moderatorët zbuluan se ata e kishin kuptuar që programi në të cilin do të punonin sëbashku do të kishte sukses dhe kjo do të shënonte fillimin e një miqësie të ngushtë midis tyre.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...