Kthesa e befasishme e motit, ja çfarë na pret këtë javë

Kjo javë që po ikën u mbizotërua kryesisht nga mot të paqëndrueshëm. Por këtë që vjen na presin temperatura të larta, dhe më në fund do të shijojmë dellin e nxehtë të plazhit. Por duhet theksuar se ky diell dhe këto temperatura vijnë gjatë ditës së enjte dhe të premte, por le t’i shohim ditët me radhë.

Paqëndrueshmëria e motit do të vijojë për ditët e hënë, martë dhe mërkurë me një karakteristikë të përbashkët. Gjatë pjesës së parë të ditës moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira kalimtare shoqëruar me reshje shiu të dobëta gjatë ultësirës perëndimore.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak nga orët e mesditës deri ato të pasdites, në relievet kodrinore dhe malore në lindje të territorit (por edhe një pjesë e ultësirës perëndimore) do të ketë zhvillim të menjëhershëm të vranësirave deri të dendura. Këto vranësira do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet deri mesatar, por në zona të caktuara në formën e rrebesheve dhe breshërit.

Java mbyllet me ditën e enjte dhe të premte, me mot të kthjellët në pjesën më të madhe të territorit. Vranësirat kalimtare do të jenë përgjatë relieveve të larta malore shoqëruar me reshje shiu të dobëta.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...