HYRJELAJMEHOROSKOPITre shenjat e horoskopit që i kanë keq punët me dashurinë

Tre shenjat e horoskopit që i kanë keq punët me dashurinë

Jo të gjithë (madje shumë pak) kanë fat në dashuri por disa nga shenjat i kanë punët më keq se të tjerët. Sido që të jetë parashikimi i përgjithshëm për to, shpresojmë që të paktën të shijojnë dashuritë e verës, edhe nëse nuk zgjasin përgjithmonë…

 

Binjakët Edhe pse Binjakët janë një nga shenjat më pasionante të zodiakut, fatkeqësisht ose jo, marrëdhënia e tyre me dashurinë nuk është e tillë. Karakteri i tyre i dyjëzuar, dëshira për të kontrolluar gjithçka dhe mungesa e vullnetit për të marrë vendimet e duhura në momentin e duhur bën që shpeshherë të krijojnë një lloj barriere me partnerin a partneren. Mësoni t’u falni besim personave që keni në krah pasi vetëm në këtë mënyrë do të mund të krijoni një marrëdhënie të sinqertë e të vërtetë.

 

Ujori Kush ka fat në lojë, mesa duket nuk ka fat në dashuri dhe Ujori e di këtë më mirë së kushdo tjetër pasi shpirti i tyre rebel dhe dëshira e papërmbajtshme për të qenë i/e pavarur nuk është në favorin e tyre, shkruan “Living”. Ujori shpeshherë është surrealist dhe i shmanget lidhjeve të dashurisë pasi i duket sikur dikush tjetër po fiton terren në jetën tij, sidomos në lirë e tij që e dëshiron aq shumë.

 

Peshqit Të fundit në renditjen e shenjave të horoskopit, por edhe në çështjet e zemrës. Edhe pse janë shenja më e ndjeshme dhe romantike e horoskopit, Peshqit nuk e kanë të lehtë të gjejnë rrugën e zemrës. Ata udhëhiqen gjithmonë nga emocionet dhe kjo i bën të paparashikueshëm. Kjo gjë i tremb partnerët e tyre.

TE TJERA

spot_img