“Do krijojmë 300 mijë vende pune”, ish-deputetja i nxjerr videon Ramës: Në 7 vite qeveri asnjë premtim i mbajtur

Jorida Tabaku publikoi në profilin e saj në Facebook një video, që sipas saj tregojnë të gjitha premtimet boshe dhe gënjeshtrat e kryeministrit Edi Rama në 7 vjet qeverisje.

Sipas Tabakut, premtimet e pambajtura dhe gënjeshtrat e përditshme e kanë shoqëruar Ramën çdo ditë në 7 vite keqqeverisje.

“Premtimet e pambajtura dhe gënjeshtrat e përditshme kanë shoqëruar çdo ditë Edi Ramën në 7 vitet e keqqeverisjes së tij.

RAMAVIRUSI ka zhytur në varfëri dhe papunësi Shqipërinë. Vendi më i varfër në rajon që drejtohet nga Gënjeshtari më i madh në rajon! Asnjë formë propagande nuk mund ta fshehë të vërtetën“, shkruan mbi video Tabaku.

TE TJERA