Parlamenti Europian ‘zë ngushtë’ Shqipërinë, pa plotësuar 15 kushtet nuk ka hapje negociatash

Deputetët e Parlamentit Europian kanë vendosur që 15 kushtet për Shqipërinë të bëhen të detyrueshme para hapjes së negociatave të anëtarësimit në BE.

 

Amendamenti 42 i prezantuar nga eurodeputetja Kinga Gal e Partisë Popullore Europiane, ka të bëjë me kushtëzimin për procesin e hapjes së negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

 

“Rekomandimi i Parlamentit Europian për Këshillin e ministrave, Komisionin Europian dhe zëvendëspresidentit të tij nënvizon 15 kushtet e vendosura nga Këshilli i ministrave, që Shqipëria duhet të përmbushë para zhvillimit të konferencës së parë ndërqeveritare me shtetet anëtare të Bashkimit Europian”, thuhet në amendament.

 

Amendamenti u votua me 388 vota pro, 280 kundër dhe 19 ishin abstenime të deputetëve.

 

Me këtë amendament, Parlamenti Europian bashkohet me mendimin e 27 shteteve anëtare të BE, të cilat kërkojnë kushte para se të zgjerohet harta e shteteve në Bashkimin Europian.

 

15 kushtet që Shqipëria duhet të plotësojë:

1- Miratimi i reformës zgjedhore;

2- Funksionimi i Gjykatës Kushtetuese;

3- Funksionimi i Gjykatës së Lartë;

4- Finalizimi i ngritjes se strukturave kundër kr imit të organizuar dhe anti-korrupsionit/Funksionimi i SPAK;

5- Forcimi i lu ftës kundër korrupsionit dhe kr imit të organizuar, në bashkëpunim me vendet anëtare dhe nëpërmjet Plan Veprimit për adresimin e kr imit financiar;

6- Ulja e numrit të azilkërkuesve, ku një nga masat është bashkëpunimi me Hollandën, Francën, Britaninë e Madhe, Gjermaninë, Italinë, Irlandën;

7- Rishikimi i Ligjit të Medias në linjë me rekomandimet e Komisionit të Venecies;

8- Vazhdimi i Reformës në Drejtësi;

9- Track Records-Iniciimi dhe përfundimi i proceseve gjyqësore të shkallës së parë të zyrtarëve të lartë dhe politikanëve;

10- Progres në reformën e administratës publike;

11- Zbatimi i reformës zgjedhore ku përfshihen, financimi transparent i partive, administrimi i paanshëm i procesit dhe procesi i rregullt;

12- Vendimi për ligjshmërinë e zgjedhjeve lokale 2019 që kërkon plotësimin e Gjykatës Kushtetuese;

13- Miratimi i Akteve nënligjore të Ligjit për Pakicat Kombëtare ku janë disa VKM;

14- Miratimi i Ligjit (të amenduar) të Censusit;

15- Avancimi i procesit të regjistrimit të pronave.

Ndahet nga jeta nga semundja e rende vajza e shrimtarit te madh Shqiptar

Është ndarë nga jeta në moshën 71-vjeçare e bija e shkrimtarit Mitrush Kuteli, Atalanta Pasko. Lajmin e kanë bërë me dije në rrjetet sociale miqtë...

Feston datëlindjen sot, ja sa vjeçe mbush aktorja e madhe shqiptare

Aktorja e famshme do të mbahet mend sidomos për interpretimin e magjishëm të “Marigosë” përkrah Robert Ndrenikës dhe Hajrie Rondos në filmin “Përallë nga...

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

NA NDIQNI NE INSTAGRAM

Te tjera
LAJME

Kjo është artistja e vetme shqiptare që kryeministri Rama ndjek në Instagram (FOTO)

Kryeministri Edi Rama është aktiv në të gjitha rrjetet...

Ndahet nga jeta nga semundja e rende vajza e shrimtarit te madh Shqiptar

Është ndarë nga jeta në moshën 71-vjeçare e bija...