Po vinin nga Greqia, makina del nga rruga, shpëton mrekullisht familja/ Shoferi tregon minutat e ankthit

automjet tip “Ford Fokus” me targa greke ka dalë nga rruga në rotondën e aksit nacional Fier – Tepelenë. Shoferi ka treguar se pas aksidentit, nuk i hapeshin dyert e automjetit dhe ishin detyruar që të dilnin nga xhamat.

Makina e aksidentuar ishte me targa greke, ndërsa familja që vinte nga Greqia kishte si destinacion qytetin e Durrësit.

“Kisha njerëzit e mi. Gruan, çupën, nusën e nipçes dhe çupën e tij. E preva timonin nga ana tjetër. Vinim nga Greqia,”- tha shoferi.

Njoftimi i policisë:

Fier

Informacion paraprak

Sot rreth orës 22:20, në aksin rrugor Levan-Tepelenë, automjeti tip “Ford Fokus” me drejtues shtetasin V.S., ka dalë nga rruga.

Për pasojë kanë marë dëmtime të lehta pasagjerët në mjet, shtetaset M.S., Z.S., A.S. dhe E.S., të cilët ndodhen në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...