E keni menduat që forma e hundës tregon karak terin tuaj…?

Përveç formave të tjera të pjesëve të trupit, është vërtetuar se edhe forma e hundës tregon shumë për personalitetin e njeriut.

Në disa rezultate të publikuara nga profesori nga universiteti i Izraelit Ben-Gurion, Abraham Tamir, tregojnë se karakteri i njeriu përshkruhet edhe nga forma e hundës.Në vazhdim paraqiten 8 format e ndryshme të hundës dhe karakteristikat e tyre të veçanta:

Hunda nubiane
Ky lloj i hundës dallohet për nga gjerësia. Është e drejtë në fillim dhe më pas vije duke u zgjeruar. Njerëzit me këtë lloj hunde i karakterizon kureshtja për gjithçka. Ata janë optimistë, të këndshëm dhe gjithmonë në kërkim të zgjidhjes së problemeve.

Hunda greke
Emri ka origjinën nga skulpturat antike greke. Formën e kësaj lloj hunde në skulptura e kanë krijuar, kryesisht, nga skulptorët. Veçoria e saj është pjesa fundore e zgjatur. Njerëzit me këtë lloj hunde nuk duan të jenë në qendër të vëmendjes, janë shumë praktik, transmeton lajmi.net. Është shumë vështirë që me këta llojë njerëzisht të flasësh hapur për ndjenjat e tyre dhe konsiderohen si të tërhequr emocionalisht.

Hunda e përkulur
Personat me këtë lloj hunde janë kreativ dhe të vetëmohueshëm. Ata i mbrojnë me fanatizëm bindjet e tyre dhe, nuk frikohen që të rrezikojnë për të realizuar qëllimet e tyre.

Hunda e mysët
Ngjashëm me atë të përkulur, janë të lidhur shumë me punën. Por këta e dallon edhe veçoria se janë shumë të mirë në organizim.

Hunda kopsore
Është e shkurtë dhe duket lezetshëm. Kjo është forma më popullore, pasi që nuk është shumë e vrejtshme. Poseduesit e kësaj lloj hunde, kryesisht janë spontan me veprimet e tyre të cilët shumë shpesh edhe i irritojnë njerëzit tjerë. Ata janë të vullnetshëm.

Hunda e drejte
Ky lloj i hundës më së shumti gjendet tek aziatikët. Njerëzit me hunda të drejta kanë një karakter më të fortë. Janë shumë temperament dhe plotë pasion. Nëse luani me durimin e tyre, do të shihni se do të zemërohen shumë.

Hunda konkave
Ka një hark të vogël në ashtin hundor. Njerëzit me forma të tilla të hundës janë shpesh bujarë dhe gjithmonë të gatshëm për të ndihmuar të tjerët të cilët kanë probleme. Këta individë mund të jetë edhe shumë lehtë të lëndueshëm.

Hunda e shtrembëruar
Edhe pse kjo formë nuk është shumë e dëshirueshme, njerëzit me këtë lloj hunde janë shumë të dashur në karakter. Ata janë dëgjues të mirë, që i bënë shokë dhe partnerë shumë të mirë.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...