“Rritja rasteve me virus e pritshme”, kryeministri Rama paralajmëron bisneset dhe politikën…

Kryeministri Edi Rama, në një dalje në Facebook, tha se nga diskutimi me ekspertët është vendosur që për shkak të rritjes së frikshme të shifrave të të infektuarve ditët e fundit nuk do të lejohen më grumbullimet e mëdha, qoftë edhe politike si dhe do ketë gjoba dhe heqje lirie për drejtuesit e bizneseve që nuk respektojnë protokollet e sigurisë për shkak të pandemisë.

“Po ju bëj me dije se, e para s’do lejojmë më në asnjë mënyrë asnjë lloj grumbullimi qoftë edhe politik e u them të gjithëve vazhdoni punën, liria e lëvizjes është e garantuar, liria e shprehjes s’ka qene kurrë e diskutuar, por grumbullime më shumë se sa numri i personave të lejuar nga protokollet sdo lejohen më.

Policia duhet dhe do bëjë detyrën, pa bërë më asnjë dallim, kudo qoftë e ndaj kujtdo qoftë.

Kush merr pjesë në grumbullime apo në grupime më të mëdha se sa numrat e lejuar nga protokollet e sigurisë do penalizohet individualisht.

Bisneset që s’do respektojnë protokollet s’do tolerohen më. Dua t’ ju kujtoj se përvec gjobave rrezikojnë edhe heqje të lirisë.

Të më ndjeni një mijë herë por kështu jo, nuk vazhdohet më tutje, nëse nuk duam të vrasim me papërgjejgshmërine e indiferencës ndaj rregullave për tja dalë deri në fund kësaj lufte më të moshuarit e më të dobëtit”, tha Rama.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...