Maturantët në protestë poshtë zyrës, Besa Shahini shijon drekën familjare në plazh

229

Ndërsa maturantët kanë vijuar me ditën e dytë të protestave për shkak të pyetjeve absurde në provimin e Gjuhës dhe Letërsisë, ministrja e Arsimit Besa Shahini ka ikur në plazh me burrin dhe vajzën e saj.

 

Ndërsa godina e ministrisë sot ziente nga maturantët e indinjuar përfaqësuesja e tyre ishte arratisur në plazh ndërsa është fotografuar duke shijuar një drekë në plazhin e Karpenit.

 

Disa qytetarë kanë sjellë fotografinë në redaksinë e JOQ Albania dhe në të duket Shahini e kthyer me kurriz dhe e “maskuar” me kapele e syze në shoqërinë e familjes.

 

Ndërsa kujtojmë se dje ministrja është mjaftuar me një mesazh në Facebook drejtuar maturantëve lidhur me protestat e tyre duke thënë se ndjen keqardhje për ta dhe se ka bindjen se janë nxitur prej opozitës politike të ngrihen në një protestë për të pa sens, vetëm se kishin “një provim të vështirë”.

 

Ndërsa ministrja shijon plazhin dhe relaksin, maturantët e lënë vetëm në mëshirë të fatit lajmëruan se do vijojnë edhe nesër me protestat.

 

Mesazhi i qytetarit për JOQ Albania:

Maturantet ne proteste poshte zyres, ministrja Shahini drekon ne plazhin e Karpenit. Është me kurriz nga ne me syze dhe kapele. Nk flet fare esht me burrin dhe gocen.