Humb kontrollin e “Skuter”- it me të cilin udhëtonte, ndërron jetë 31 vjeçari…

169

Një 31 vjeçar ka humbur jetën mbrëmjen e sotme pas një aksidenti rrugor në Durrës. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Shkallnur” rreth orës 19:00, ku shtetasi me iniciale A.K, ka humbur kontrollin e mjetit tip motor.

“Më datë 15.06.2020, 19:00, në Shkallnur, duke drejtuar motorin tip “Skuter”, shtetasi A.K., 31 vjeç, ka humbur kontrollin e për pasojë ka ndërruar jetë. Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e ngjarjes”, njofton policia lokale.

Marre nga ShkodraWeb Media