Çfarë pa në ëndërr Xhensila përpara se të lindte vajzën

137

Këngëtarja e njohur Xhensila Myrtezaj ka qenë e ftuar mbrëmjen e sotme në spektaklin “Në kurthin e Piter Pan” në Tv Klan.

Xhensila është “ngacmuar” nga pyetjet e vogëlushëve në studio, se cilin emër do të zgjedhë nëse një ditë do të sjellë në jetë një djalë.

E në këtë pikë, këngëtarja mjaft e dashur për publikun, ka shpjeguar edhe arsyen përse vajzës i kanë vendosur emrin Ajka dhe çfarë ka parë ajo në ëndërr para se të sillte në jetë vajzën.

“Do rrëfej diçka që mua më ka ndodhur. Emri Ajka mua më është shfaqur në ëndërr përpara se të merrja vesh edhe gjininë e vajzës. Kështu që nga ai moment u vendos emri Ajka. Ishte dhe shpjegimi madje brenda ëndrrës. Prandaj unë them që Ai lart i ka skenaret shumë të qarta”, është shprehur Xhensila Myrtezaj. /tvklan.al