18 fishoi pasurinë gjatë karrierës së saj, Fatmira Hajdari del para Vetingut, kush është avokati i njohur që do e mbrojë

Ka nisur në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit seanca për gjyqtaren Fatmira Hajdari, e cila ka qenë dhe vetë e pranishme në sallë. Hajdari, e cila është prej më shumë se 20 vitesh pjesë e sistemit të drejtësisë ka zgjedhur që të përfaqësohet në seancë nga ana e avokatit Maks Haxhia, një emër i njohur ky i avokatisë, ndërkohë që në cilësinë e vëzhguesit ndërkombëtar ka qenë Teo Jacobs. Procesi i vetingut për Hajdarin po kryhet nga trupa e përbërë nga Roland Ilia, Firdes Shuli dhe Etleda Çiftja.

 

Si u 18-fishua pasuria e Hajdarit në 20 vite

Nga viti 2003, kur ka bërë deklaratën e parë të pasurisë dhe deri në 2017, kur është deklarata e fundit që është marrë në shqyrtim nga ana e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit në kuadër të procesit të vettingut, gjyqtarja Fatmira Hajdari e ka shtuar pasurinë me 18 herë.

 

Gjyqtarja Hajdari rezulton me një pasuri rreth 500 mln lek, ndërkohë që në 2007 deklaronte 2.7 mln lek. Pasuria e paluajtshme përbën zërin kryesor të aseteve me vlerë 31.4 milionë lekë, ndërkohë që subjekti deklaron edhe 15.1 milionë lekë likuiditete bankare, 2.4 milionë lek, pasuri të luajtshme dhe kursime në para të thata prej 300 mijë lekësh.

 

Në analizën dhe kontrollin aritmetik e logjik të deklarimeve identifikohen në pesë vjet deklarata me próbleme, me një pasuri të pajùstifikuar prej 12.5 mln lekësh.

 

Janë identifikuar gjithashtu edhe gabime të shpeshta, ku vlerat e shënuar në numra nuk përputhen me vlerat e shënuara me fjalë në deklaratat e pasurisë. Si shembull sillet deklarata për një kredi bankare ndër vite prej 30 milionë lekësh, mes së cilës edhe një kredi të marrë nga i biri në vitin 2007 në vlerën e 19 milionë lekëve, e cila gjithashtu deklarohet herë me lekë të vjetra dhe herë me lekë të reja. Nuk është gjithashtu e qartë nëse këto detyrime lidhen me biznesin e të birit, apo kanë shërbyer për të financuar pasuritë e familjes.

 

Në vitin 2013, djali i subjektit ka lidhur një marrëveshje sipas së cilës në këmbim të truallit prej 890m2 do të ndërtohet një objekt 10-katësh, ku të dyja palët përfitojnë nga 50%. Në vitin 2016, Hajdari deklaron se pjesa e tyre e investimit përveç truallit është edhe 204 mijë euro, pa shpjeguar burimin e këtyre parave dhe kohën e investimit.

 

Raport bazohet në të dhëna statistikore të analizuara nëpërmjet bazës së të dhënave dhe ai nuk synon që të dalë në përfundime mbi ligjshmërinë e pasurisë së gjyqtares, por të informojë publikun mbi pasurinë e deklaruar të zyrtarit publik nëpërmjet një formati të thjeshtë dhe të kuptueshëm grafik.

 

Fatmira Hajdari është gjyqtare në Gjykatën e Apelit në Tiranë dhe do të përballet sot në KPK. Fatmira Hajdari e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitet 2000 si gjyqtare e Gjykatës së Tiranës. Në korrik 2013, Hajdari u dekretua nga Presidenti gjyqtare në Gjykatën e Apelit të Tiranës.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...