Si përfundim, çfarë bëri Turi? Del përgjigjja e saktë e pyetjes që ‘m ori në qafë’ maturantët dhe ministrinë e Arsimit (Përgjigjet e testit)

Ministria e Arsimit ka publikuar përgjigjet e sakta të testit të Gjuhë Letërsisë. Në testin me alternativa me 60 pyetje është zbuluar edhe përgjigja që duhet të rrethohej nga maturantët për pyetjen se çfarë bëri Turi. Por çfarë ishte kjo pyetje, që irritoi maturantët?

Pyetja-Barka filloi të rrëshqiste me shpejtësi përgjatë lumit të rrëmbyer, ndërsa katër njerëzit që ndodheshin në të bërtisnin nga euforia. Zemrat e tyre rrihnin fort, ndërsa manovronin me shkathtësi lopatat përmes ujërave të trazuara. Madje edhe Turi, i cili fillimisht ishte ndier i shqetësuar në lidhje me udhëtimin me barkën, e harroi frikën kur valët e akullta përplaseshin mbi të. Papritur ai vështroi skajet e mprehta të një shkëmbi të dhëmbëzuar që iu shfaq përpara.

Cila nga fjalitë e mëposhtme mund të vijojë në të njëjtin stil aksionin e nisur në paragrafin e dhënë më sipër?

Përgjigja e saktë që duhet të rrethohej nga maturantët sipas hartuesve të testit ishte; Turi u hodh në të djathtë, për të shmangur shkëmbin dhe gati e përmbysi varkën

Këto pyetje maturantët i cilëson jashtë programit, subjektive dhe që nuk kishin kuptim logjik.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...