‘Në konak t’vet’/ Rezarta Shkurta shkon në Gjirokastër, poston pamje brenda shtëpisë së Enver Hoxhës (Foto)

251

Këngëtarja Rezarta Shkurta, së bashku me bashkëshortin dhe vajzën e saj e kanë kaluar fundjavën e tyre në qytetin e Gjirokastër.

Gjatë vizitës së tyre në qytet, ata kanë shkuar për të vizituar edhe shtëpinë e ish-diktatorit Enver Hoxha, gjyshi i bashkëshoritit të këngëtares, Ermalit. Rezarta ka ndarë foto jo vetëm nga qyteti por edhe nga turi i tyre brenda shtëpisë.

“Në konak të t’vet,”-shkruan krahas një fotoje Rezarta teksa Ermali shfaqet i ulur në sofër teksa hap një prej enëve të vendosura për dekor.

Shtëpia ku ka lindur dhe është rritur ish-diktatori Hoxha në Gjirokastër është shndërruar në muze duke u kthyer në një atraksion turistik për të gjithë turistët vendas dhe të huaj.