Klientit i “ikën truri”/ “Tërbohen” çmimet, një pilaf dhe një kos 15 500 lekë të vjetra (Foto)

Në një kohë kur pandemia ka goditur rëndë biznesin dhe turizmin, dhe kërkohet që pushimet të bëhen brenda vendit, nga Llogaraja vijnë çmime të “çmendura”.

Një faturë e ditës së sotme (14 qershor 2020) në një biznes në Llogara, tregon se çmimi i një pilafi është 750 lekë të reja dhe ai i një kosi 800 lekë.

Ndërsa uji dhe kafja janë në një shifër më modeste, duke u faturuar me 1000 lekë të vjetra.

Në total, kjo faturë në këtë biznes, vetëm me këto 4 artikuj shkon në 1750 lekë të reja, çmim mjaft i kripur për këto artikuj që në kryeqytet apo ndonjë qytet tjetër nuk shkojnë më shumë se 400-500 lekë në total.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...