Nata në kishën e Laçit/ Myslimanët dhe të krishterët në kërkim të shpresës (VIDEO)

Me mijëra besimtarë nga e gjithë Shqipëria dhe të të gjitha besimeve i janë drejtuar kishës së shenjtë të Shën Ndout me shpresë dhe me besim se ky shenjt do t’i ndihmojë, raporton Top Channel.

Myslimanë e katolikë kanë kaluar natën duke u lutur në kishën e Shën Ndout. Besimtarët tregojnë se ky vend u ka bërë mrekulli ndaj prej shume vitesh ata vijnë dhe luten për njerëzit e tyre të dashur.

Oborri i kishës kishte me mijëra besimtarë të moshave të ndryshme të cilët duke besuar i janë drejtuar këtij vendi të shenjtë edhe në këto ditë të vështira që po kalon vendi ynë për shkak të pandemisë.

Kisha e Shën Ndout tregon Padre Aurel Gjerkaj është vendi ku të gjithë gjejnë ngushëllim. Besimtarët këtë vit nuk kanë mundur ta kryejnë pelegrinazhin e 13 të martave si vitet e tjera për shkak bllokimit nga pandemia por me lehtësimin e masave në natën e 12 qershorit mijëra besimtarë t’i drejtohen vendit të shenjtë.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...