Video-Luli nuk ndalet/ Perla e radhës: 50 minus 10, baras 2

Kryetari i Republikës së re, Lulzim Basha, duket se ka një “talent” të jashtëzakonshëm në matematikë dhe nuk ndal së lëshuari “perlat” e tij.

 

Ndërsa kohë më parë në parlament deklaronte se “7×7 bëjnë 42”, sot Luli ka lëshuar sot gafen e radhës. Gjatë një takimi që ka zhviluar me fermerët, një fermer i është ankuar Lulit, se i kanë ikur punëtorët.

 

“Kam pasë 50 punëtorë, dhe tani kam vetëm 10”-thotë fermeri. Ndërsa kreu i Republikës së re, i thotë “Pra ikën dy veta”.

 

 

TE TJERA

spot_img