Së shpejti me një bashkëpunim?/ Surpriza e madhe e Xhensilës dhe Besit, ja fotoja që ngriti dyshimet

154

Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku janë një nga çiftet më të dashur dhe të komentuar në mediat rozë. Ndonëse të dy merren me muzikë, ende nuk kemi parë një bashkëpunim nga dyshja.

Shpesh herë fansat e tyre kanë shprehur dëshirën që çifti të sjellin një bashkëpunim së bashku dhe mbase do t’ua plotësojnë këtë dëshirë.

Së fundi si Besi dhe Xhensila kanë publikuar një foto në studion muzikore të Mixey dhe duket se do të kemi një surprizë të madhe nga çifti.

Besi shkruan krahas fotos me Mixey: “Katunari Gangsta is back!!! 😉”, ndërsa edhe Xhensila shfaqet në studion e Mixey. Nuk e dimë nëse Besi e ka shoqëruar për projektin e saj më të ri apo do të jetë një projekt i përbashkët, kjo mbetet për tu parë në vijim.

Kujtojmë se Xhensila Myrtezaj do të jetë e ftuar në emisionin “Në kurthin e Piter Pan” të hënën, ku do të flasë për jetën pas lindjes së vajzës si dhe do të zbulojë dhe disa surpriza, sipas promos që Alketa Vejsiu ka publikuar në Instagramin e saj.