Ky është numri fatsjellës i secilës prej shenjave të horoskopit

264

Çdo shenjë ka numrin e saj të fatit…Zbuloni tuajin!

 

Dashi Dashit gjithmonë i takon numri 1. Ai është dominant, gjithmonë i pari, lider i vërtetë dhe është më aktiv prej të gjitha shenjave të horoskopit.

 

Demi Demi është lidhur me numrin 2, jo sepse shenja është e dyta, por për shkak të natyrës së shtëpisë së dytë në të cilën demi individual vjen në veprim të plotë. Kur është formuar individi (dashi) ai dëshiron të krijoj kontakt dhe ajo natyrisht arrihet me shtëpinë e dytë. Prandaj demi është lidhur me numrin 2.

 

Binjakët Ata i përkasin numrit 3. Ajo lidhje nuk është për shkak të numrit ideal, por për shkak të aftësisë për komunikim, po ashtu mund ta përfaqësojnë edhe numrin 2 sepse kanë natyrë të dyfishtë. Kështu që për binjakët numra të fatit janë 2 dhe 3.

 

Gaforrja Definitivisht i përshtatet numri 4 i cili parafytyron sigurinë, shtëpinë, vatrën, dhe gjithë ajo që shpreh karakterin e shtëpisë së katërt ose karakteristikat e gaforres.

 

Luani Në astrologji, luanët janë të lidhur me numrin 5. Shtëpia e pestë shënon karakterin e tij, tendencën për teatrin, sportin, argëtimin dhe cirkun.

 

Virgjëresha Shtëpia e gjashtë është e Virgjëreshës e cila është simbol i famshëm për detyrat e përditshme, gjëra të vogla, prirjet, kujdesin shëndetësor dhe mjekësor, kështu që për të numri me fat është numri 6.

 

Peshorja Gjithmonë e do më shumë gjysmën tjetër se vetveten, është e shtatë në radhë dhe natyrisht përfaqëson shtëpinë e shtatë në horoskop e cila përfaqëson partneritet, martesë dhe marrëdhënie harmonike. Megjithatë, edhe numri 2 është me fat për të. Në jetën e saj mund të mbështetet në numrin 2 dhe 7.

 

Akrepi Luftë dhe pasion deri në vdekje. Mandej rimëkëmbje dhe përsëri rritje nga rrënojat. Këto janë karakteristikat themelore të shtëpisë së tetë e cila parafytyron transformim, seksualitet, lindjen e fëmijës, rimëkëmbjen, kështu që Akrepit në mënyrë të përsosur i përgjigjet numri 8.

 

Shigjetari Shigjetari i do largësitë, gjerësitë, lartësitë, udhëtimet, fenë, filozofinë dhe lirinë. Plotësisht përputhet me shtëpinë e nëntë në horoskop, kështu që për disa numri 9 ka rëndësi të madhe. Kjo është sepse me shigjetarët zotëron Jupiteri, planeti më i mirë sipas astrologëve.

 

Bricjapi Kjo shenjë është lidhur me progresin, kështu që suksesi i saj është i merituar, i fortë dhe i sigurt. Ai është i barabartë me shtëpinë e dhjetë e cila karakterizon kurorën e suksesit, kredibilitetin dhe karrierën e shkëlqyeshme. Numrat e tij të fatit janë numri 10 dhe numri 1.

 

Ujori Ujori përfaqëson shtëpinë njëmbëdhjetë në horoskop, është i lidhur me njerëz të afërt, humanizëm, filantropi dhe shërbime sociale. Prandaj atij i takon numri 11 dhe numri 2.

 

Peshqit Peshku është i fundit në vargun dhe gjithmonë është lidhur me shtëpinë 12 e cila i përfshin ëndrrat, ndërgjegjësimin, të menduarit, spitalet, çmendinat, burgjet dhe laboratorët. Numrat 12 dhe 3 karakterizojnë peshqit.