ME VIDEO/ I ra të fikët pasi i shkatërruan biznesin, momenti kur efektivi merr në krah të renë, i ati mbulon fytyrën me duar dhe nisin britmat

175

Pamjet që po shikoni vijnë nga momenti kur njërës prej vajzave të një biznesmeni në Velipojë i ra të fikët, pasi biznesi i familjes së saj nisi të prishej.

Siç shihet edhe nga pamjet, një nga efektivët, e ka marrë vajzën në krahë dhe e ka ulur në një tjetër vend, për t’i dhënë ujë dhe për ta sjellë në vete. I ati ndërkohë shihet që mbulon fytyrën me duar, ndërsa në sfond dëgjohen ulërima.

“A ju q**** robt, mos bëfshi hajër…ju q*** robt more,”– dëgjohet ndër të tjera.

IKMT-ja ka zbarkuar edhe pasditen e sotme në Velipojë ku ka prishur tashmë dy nga objektet e planifikuara. Aksioni është zhvilluar me përplasje mes biznesmenëve, pronarëve të objekteve dhe policisë e punonjësve të IKMT-së.