“I kam duart gjak prej punës, jam Pashuk Marku”/ Biznesmeni në Velipojë thirrje Lleshajt: Hajde prishe vetëm mos bëj luftë, se nuk jemi serbë…

Një biznesmen në Velipojë i prezantuar si Pashuk Marku, ka dalë para efektivëve dhe punonjësve të IKMT-së që kanë shkuar për të prishur ndërtesat, teksa u tregon duart dhe shprehet se gjithçka e ka bërë me djersë.

Në video, Marku shprehet se ata që kanë shkuar aty (policët dhe punonjësit e IKMT-së) duhet të ishin duke kapur kriminelë dhe drogë, e jo duke shkatërruar biznese të ndërtuar me mundin e shumë viteve.

Në fund, ai u bën thirrje që të shkojnë tek Lleshaj e t’i thonë që është dakort, le t’ja prishin biznesin, vetëm që të mos ketë luftë.

“Na lini rehat….Ju që keni ardh këtu, të kishit shku me kap drogën, jo tek ne…na jena punëtorë…shiko si I kam duart gjak se kam punue…shkoni kapni drogën, jo këtë që e kemi ndërtu me mund e djersë prej 13 vitesh. Shkoni merrni ministër Lleshajn dhe i thoni që jemi te familja e Pashuk Markut, jemi dakort me vendimin dhe hajdeni prisheni, por nuk duam luftë se na jena shqiptarë,….nuk jena në Serbi, nuk dum luftë…Unë jam Pashuk Marku,”- dëgjohet të thotë Marku.

Pasditen e sotme, bizensemenë e pronarë kanë dalë për të kundërshtuar vendimin e prishjes së bizneseve të tyre. Me lopata në krahë ata shprehen se i kanë dërguar bizneset me mund e me djersë dhe nuk lejojnë që t’ua prishin tani, pas më shumë se 13 vitesh.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...