HYRJELAJMEAKTUALITETRama shumë krenar me shtimin e borxhit: Jam jashtëzakonisht i lumtur që...

Rama shumë krenar me shtimin e borxhit: Jam jashtëzakonisht i lumtur që na e pranuan

Kreu i qeverisë Edi Rama ka dalë sot në një konferencë për mediat, ku u shpreh me superlativa për marrjen e një borxhi të ri në emër të shtetit shqiptar. Rama tha se paratë e marra do ti shërbejnë planeve të rimëkëmbjes ekonomike deri në vitin 2030.

“Arsyeja besoj që ia vlen simbolikës edhe të ritakimit në këtë mjedis, sepse megjithëse lajmet e mira në tërësi nuk janë prioritet i kronikës, dhe kur vjen puna për lajmet e mira që lidhen me ekonominë, aq më pak.

Por realisht ne kemi marrë dje një lajm shumë të mirë nga tregjet e kapitaleve dhe fakti është që kemi arritur një rezultat që na inkurajon jashtëzakonisht shumë dhe që garanton planin e ri kombëtar Shqipëria 2030 për një transformim të mëtejshëm ekonomik dhe social duke adresuar rindërtimin, rimëkëmbjen, sepse Shqipëria ndryshe nga vendet e tjera, del nga dy goditje si dhe ambicien tonë për një shtysë tonë përpara të ekonomisë dhe punësimit në vitet e ardhshme.

Sapo ne të jemi gati në javët në vijim me planin e ri kombëtar do të kemi një event të vecantë të prezantimit sikur e ka bërë me dije ministri i shtetit që është edhe koordinatori”, tha Rama në konferencën për mediat, ku shoqërohej nga Anila Denaj dhe Arben Ahmetaj.

“Ne jemi kredimarrës të besueshëm, librin e llogarive , të parë jo nga analistët që merren me pòlitikë, apo të pòlitikanëve që iu ka rënë për hise që të merren me ekonominë, libri flet shumë qartë, i lejon Shqipërisë një ekonomizim shumë serioz në pagesën e borxhit, gjë që na bën jashtëzakonisht të lumtur sot”, u shpreh më tej Rama.

TE TJERA

spot_img