Kryeministri Rama ‘e braktis’ Anjeza Majën, ja kush është tashmë ‘ylli i ri i ERTV-së’ (Foto)

158

Hyri si ‘pa u ndjerë’ dhe po aq pa zhurmë doli nga ‘skena’ e ERTV-së ish miss Tirana, Anjeza Maja.

- PUBLICITET -

Askujt nuk i ka rënë në sy fakti që, Anjeza Maja, e cila u polemizua shumë nga media për veshjet e saj me tyl dhe këpucët me majë, nuk është dukur më në videot që kanë zaptuar Facebookun e kryeministrit Rama.

Edhe pse mediat në përgjithësi e portalet në veçanti nuk linin rast pa përmendur Majën si një ‘fotografe’ që ecte mbrapsht (në kuptimin e parë të fjalës) në mënyrë që të filmonte dhe fotografonte kryeministrin (pavarësisht se nuk është kualifikuar për diçka të tillë), Anjezës pak përshtypje i bënte, duke qenë se ‘ia kishte ndjerë lezetin’ asaj pune.

E madje, krejt papritur morëm vesh që Anjeza u bë me biznese.

Duket se ‘koha e shkëlqimit’ të saj si yll i ERTV mbaroi. Prej disa kohësh videot për ‘arritjet e mëdha’ të shqiptarëve në tokën mëmë, tanimë prezantohen nga një djalë gjysmë bjond e pak kuq, me syze, i bëshëm, me një ëmbëlsi që vihet re kur skuqet nga turpi si një vajzë e virtytshme.

Epo, le të bëjë edhe Alteo ca lekë, se nuk ka asgjë më pak se Anjeza.

- PUBLICITET -