“Tallët tr*pin me dynjanë”, sërish debat i fortë mes Ramës dhe Bushatit në OPEN

190

Kryeministri Edi Rama ka vijuar përplasjen me gazetarin Andi Bushati. Të ftuar në emisionin “Open” në Top Channel, Rama dhe Bushati u përplasën për paketën ekonomike dhe Kryeministri sipas Bushatit nuk iu përgjigj pyetjeve.

 

Rama tha se nuk do ketë paketë të tretë ekomomike, por akuzoi Bushatin se po bënte propagandë. Më tej gazetari tha se ai nuk është mirë që të merrej me të, sepse nuk do fitonte askush nga ky debat.

 

Më tej debati ka vijuar me tone të larta mes gazetarit dhe kryeministrit Edi Rama.

 

Bushati: Ju ftova mbi 10 herë për të mos e kthyer personale.

 

Rama: Ju jeni shpifës, me mua në sy joo. Përgjigja është kjo që ne kemi kaluar një ligj për turizmin e detit. Është kjo masë që nuk është për shqiptarët që do të blejnë jahte.

 

Bushati: Ju kur iu thatë shisni jahtet. Tallët trapin me dynjanë.

 

Rama: Mos e prish gojën Bushat.

 

Bushati: Keni bërë teatër me këtë. Se tani thoni s’ka shqiptarë me jahte.

 

Rama: Uli duart se nuk të shkojnë ashtu. Qeveria ime u merr të pasurve shumë më tepër taksa. O Robinhud duhet të gëzoheni, Problemi i këtij sistemi është varfëria jo të pasurit.