Historia/ I dha vajzën para 3 vitesh për birësim se s’kishte ushqim, tani kërkon ti dëgjoj zërin për herë të fundit!

Kjo histori padyshim është një ndër më të dhembshurat, dhe më prekës. Një familja nga Divjaka. Ajo ka treguar me lot në sy se si i ka dhënë vajzën e saj për birësim para tre vjetësh edhe tani kërkon vetëm që ta shikojë.

Mos e humbni ketë letër të saj që i ka nisur babait birësues dhe përgjigje e nënës biologjike:

“Kur linda gocën e lashë në spitalin e Tiranës dhe shkova në Shkodër dhe bëra letrat për 3 vjet. Kur bëri 3 vjet unë hoqa gj*ksin, isha shumë rëndë nga kimio-terapitë dhe e marr në telefon Drejtoreshën. Ajo më thotë kur të bëhesh mirë hajde dhe merre, nuk ka asnjë problem.

Flisja në telefon përditë. Firmosa për birësimin e vajzës, por që ta takoj, jo mos me e taku. Sot është 9 vjeçe, ka tre vjet që është birësuar.Unë kërkoj ta takoj, më ka marrë malli jashtë mase. Atje e kam mendjen, goca më thotë pse më le pa motër. Vetëm nga kushtet. Zoti më ndihmoftë, tre vjet pa i dëgjuar zërin. Do Zoti nuk më tret dheu pa e parë fëmijën. Jam nënë.”

Ndërkohë që nëna ështe bërë pishman për birësimin e vajzës, një tjetër qëndrim ka bashkëshorti i saj.

Deklarata e babait Rauf Jaliq:

Nuk kam pasur me çfarë me e mbajt fëmijën. Fëmija të rrijë aty ku të ketë dëshirë. Ka katër vjet që është me të, nuk dua ta dëmtoj fëmijën.Është shumë më mirë aty ku është. Nuk ke shtëpi dhe asgjë. Fëmijën tjetër e ka shpëtuar Zoti.I lutem Zotit vetëm të komunikojë me motrën.Me e pas me e taku, kush është ai që nuk do ta takojë fëmijën.”
Deklarata e motrës:

Ishte shumë e urtë, ishte shumë e zgjuar. E dua shumë dhe më ka marrë malli. Do të doja të ishte dhe motra ime me mua. Të paktën ta takoja. Më ka marrë malli shumë.”

Mesazhet e nënës birësuese:

Siguroje Rajmondën se vajza është shumë mirë. Ne jetojmë jashtë Shqipërisë. Më ka thënë psikologia këtu se është e vogël dhe për momentin nuk është mirë që të ketë takime. Po kur ajo të rritet dhe të kuptojë, sigurisht që mund ta takojë mamanë biologjike. Unë gjithmonë i flas mirë për të dhe nuk i ushqej urr*jtje. E falenderoj atë grua që më dha mundësinë që të jem nënë.”

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

PËRFSHIHET NGA FLAKËT FSHATI KAPRRE NË AFËRSI TË SYRIT TË KALTËR, RREZIKOHEN BANESAT

Një zjarr ka përfshirë fshatin Kaprre, pranë Syrit të...

ZJARR NE SHKODER, TYMI PUSHTON QYTETIN..

Tymi ka pushtuar gati gjithe qytetin e Shkodres. Flaket...

RAME LAHEJ DHE ALESSANDRO SAFINA KONCERT NË SHIROKË

Në pikën turistike të Shirokës, zëri brilant i tenorit...