“Doja të dilja jashtë shtetit për qejf pa gruan, ja çfarë gënjeshtrash i thoja”, Bujar Qamili e thotë troç

Këngëtari i njohur Bujar Qamili ka folur për jetën e tij personale dhe mbështetjen që ka pasur nga bashkëshortja përgjatë këtyre karrierës muzikore.

Ai është shprehur se bashkëshortja e tij mëzitet kur ecin bashkë në rrugë për shkak se është shumë i njohur. Bujar Qamili tha se e ndalojnë shumë njerëz duke e puthur dhe duke biseduar me të dhe kjo e bezdis shumë bashkëshorten e tij.

“Më shumë mërzitet me mua kur eci me të rrugës. Unë ndalem, kap njëri, puth tjetri, jo fotogafi apo muhabet dhe ajo e shkreta ec,ec. Ka raste që më thotë të pres tek vendi ku ishim nisur,”- tha këngëtari.

Ndërsa mes batutave dhe humorit, rrëfeu “tradhtitë” ndaj bashkëshortes. Ai u shpreh se në fillim të karrierës bashkëshortja e shoqëronte nëpër koncerte sepse kishte qejt të shihte shtetet e ndryshme.

Por duke qenë se Qamili dëshironte të udhëtonte vetëm e gënjente duke thënë se po shkonte në të njëjat vende që ajo i kishte parë.
“Në fillimet, vinte se kishte qejf me pa. Ka qenë në 6-7 shtete, në SHBA, Angli, Itali, Norvegji, Suedi, Danimarkë, në Luksemburg etj.

Me kalimin e kohës kisha një fije qejf sikur me dal vetëm edhe i thoja po shkoj aty ku ti ke qenë një herë. E më thoshte, jo mo se nuk do vij, shko ti,”- tha këngëtari i ftuar në emisionin “Ditë e Re” në RTV Ora.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

PËRFSHIHET NGA FLAKËT FSHATI KAPRRE NË AFËRSI TË SYRIT TË KALTËR, RREZIKOHEN BANESAT

Një zjarr ka përfshirë fshatin Kaprre, pranë Syrit të...

ZJARR NE SHKODER, TYMI PUSHTON QYTETIN..

Tymi ka pushtuar gati gjithe qytetin e Shkodres. Flaket...

RAME LAHEJ DHE ALESSANDRO SAFINA KONCERT NË SHIROKË

Në pikën turistike të Shirokës, zëri brilant i tenorit...