Megjithëse ishte ftuar tek “Rudina” për të folur për konkursin e bukurisë “Miss Shqipëria 2020”, regjisori Petri Bozo nuk u shpëtoi pyetjeve në lidhje me tërmetet dhe këshillat që i ka dhënë nëna e tij, inxhinieria Luljeta Bozo.
Pak para se regjisori i njohur të vinte në studio, disa lëkundje tërmeti, të pasuara nga ato të orëve të para të mëngjesit, tronditën sërish kryeqytetin. Me këtë rast, Rudina pyeti regjisorin për këshillat që i jep e ëma, inxhinierja Luljeta Bozo, në lidhje me këto paslëkundje.
E para, më ka thënë se duhet të jesh gjakftohtë në momentin e parë që bie tërmeti, duhet të ruash gjakftohtësinë absolutisht, duhet të gjesh vendet më të sigurta që akoma mbajnë gjatë lëkundjeve, të cilat janë poshtë arkitrarëve, poshtë dyerve ose poshtë ndonjë tavoline, të fortë, jo qelqi. Kështu që kjo është, paniku është i tmerrshëm. Duhet patjetër që të jesh shumë gjakftohtë.
“Të ka ndodhur ndonjëherë që të jesh me të, pranë saj në momentin që ka pasur ndonjë lëkundje?” – pasoi pyetjet Rudina, por Petri tha që nuk i ka ndodhur.
“Se ndoshta… mua nuk e di pse, ajo është një grua që të jep aq qetësi dhe siguri, sa them që kur e ke atë pranë, nuk të bën gjë tërmeti”, – vijoi ajo më pas.
Kur kam hyrë në atë shtëpi që jam, përpara se të paguaja paratë tek shitësi, Lulja më tha “prit ta shohim një herë, ta kontrollojmë me një sondë. Futi një sondë tek kolonat poshtë, tek baziket, i çoi provat në laborator dhe tha “tani mund të futesh, është i sigurt”.
Ja çfarë do të thotë ta kesh mamanë inxhiniere ndërtimi…