‘Pse ndahen kaq shumë artistët?’ Eneda Tarifa flet për dirvorcin në ‘Kurthin e Piter Panit’

Duket sikur personazhet e njohur divorcohen më shumë se njerëzit e tjerë, sikur nuk e mendohen dy herë për martesën nëse ajo nuk shkon mirë, por ja që, në të vërtetë, nuk bëjnë përjashtim nga askush.

Edhe pse në publik krijohet përshtypja se personazhet e njohur divorcohen më shumë, ata janë pothuaj njëlloj me të gjithë – ndryshimi është që ajo që ndodh në jetën e tyre mësohet nga publiku i gjerë.

Edhe Eneda Tarifa, e ftuar mbrëmjen e sotme “Në kurthin e Piter Panit”, nuk shpëtoi nga pyetjet delikate për divorcin. Ishte pikërisht pyetja “pse artistët divorcohen më shumë?” ajo që e zuri pak ngushte Enedën. Megjithatë, këngëtarja tha se kjo nuk është e vërtetë: “Jo se ne divorcohemi më shumë, por ne na duket më shumë, sepse jemi më të dukshëm për njerëzit e tjerë”, – tha ajo duke shtuar se “divorci është një proces që duhet trajtuar normalisht. Po u trajtua normalisht dhe po nuk u bë dramë, atëherë gjithçka shkon normalisht”,– tha këngëtarja.

Prej pak vitesh Eneda është ndarë nga bashkëshorti i saj, Erjon Zaloshnja, me të cilin ka edhe një vajzë bukuroshe, Aria.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

PËRFSHIHET NGA FLAKËT FSHATI KAPRRE NË AFËRSI TË SYRIT TË KALTËR, RREZIKOHEN BANESAT

Një zjarr ka përfshirë fshatin Kaprre, pranë Syrit të...

ZJARR NE SHKODER, TYMI PUSHTON QYTETIN..

Tymi ka pushtuar gati gjithe qytetin e Shkodres. Flaket...

RAME LAHEJ DHE ALESSANDRO SAFINA KONCERT NË SHIROKË

Në pikën turistike të Shirokës, zëri brilant i tenorit...