“Mos na çaj b…, injorat”, Sgarbi shpërthen në ofendime ndaj gazetarit shqiptar: Bylisi është një…!

Personaliteti i njohur italian, Vittorio Sgarbi, i cili ka ardhur në Shqipëri për të zhvilluar një tur promovues, shkaktoi mjaft indinjatë në opinionin publik shqiptar, pasi në një video të shpërndarë në rrjetet sociale e cilësoi Bylisin si pjesë të qytetërimit antik grek.

Së fundmi, Sgarbi, i cili njihet edhe për miqësinë e tij me kryeministrin Edi Rama, jo vetëm që nuk është tërhequr nga ky pohim, por ka shpërthyer në ofendimve ndaj një gazetari, artikullin e të cilit ja kanë dërguar në WhatsApp.

Personaliteti i famshëm italian e cilëson si “injorant” gazetarin shqiptar, ndërsa sërish këmbëngul duke thënë se Iliria u pushtua nga grekët dhe Bylisi është vend grek.

Në një video të postuar në llogarinë e tij në “Facebook”, ai thotë:

E konfirmoj: Bylisi ishte një qytet në Greqinë e lashtë që ndodhet në Iliri. Që unë thashë qytet antik grek iu referova civilizimit, arkitekturës dhe jo territorit. Ç’a doni që të çajmë t**pet. Turp për ty që nuk di se Iliria u pushtua nga grekët. Pra vajza ime duhet të më tregojë nëse një vend është grek apo ilir? Është grek, i dashur gazetar injorant.

Kujtojmë se dy ditë më parë, Sgarbi rrezikoi të mbytej në Palasë por u shpëtua nga vajza e tij dhe një roje bregdetare.

Mesa duket, miku i kryeministrit Rama kërkon që t’u “mësojë” shqiptarëve edhe historinë e Shqipërisë.

Sgarbi njihet gjerësisht për fjalorin e tij banal, ku bëri mjaft bujë disa muaj më parë kur përdori një fjalor tejet ofendues dhe denigrues në një studio emisioni në Itali ndaj një moderatoreje, të cilës i kërkoj falje disa ditë më pas.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...