FOTO – “Mbyllur nga Ramavirusi…”, bisneset në Shkodër me taraba të ulura dhe me pankarta…

Ditën e sotme shumë bisnese në qytetin e Shkodrës, përveç tarabave të ulura, janë gdhirë edhe me pankarta si ato që shihni në foto. Fotot janë postuar në rrjete sociale, ndërsa nuk kanë munguar as komentet.

Arvit Bushati, kryetar i FRPD- së Shkodër ka publikuar disa nga këto foto, të shoqëruara me këtë koment: “Ky është realiteti i biznesit sot në Shqipëri…

Falimentimi ishte zgjidhja e vetme që u dha Edi Rama dhe qeveria e tij, si biznesit të vogël, të mesëm ashtu edhe atij të madh. Virusi më i keq që ka patur ndonjëherë vendi prej 7 vitesh, vetëm godet me forcë ekonominë dhe thellon plagët, duke i varfëruar çdo ditë e më shumë shqiptarët e duke ju vrárè shpresën.

Politikat e errëta, bashkëpunimi me krímìn dhe oligarkët, ka prodhuar sot skenarin më të errët, ku në çdo qytet syri të shef qepena të ulura, e mbishkrimin mbi to “Mbyllur”. Të mbyllur jo nga pandemia, por nga “Ramavirusi”, si e keqja më e madhe që shqiptarët po përjetojnë pas 30 vitesh demokraci.

Mungesa e një plani ekonomik dhe mashtrimet për mbështetje, kanë shtuar shifrat e papunësisë, kanë rritur numrin e bizneseve të falimentuara, si dhe kanë bërë që ditë pas dite niveli i varfërisë të thellohet.

Shpresa e vetme është largimi një ore e më parë i kësaj bande në pushtet që po rrënon Shqipërinë dhe ka vënë në rrezik serioz të ardhmen e saj!”, përfundon komentin e tij Arvit Bushati.

/Marre nga ShkodraWeb Media/

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Marjan Ndërshtiqaj: “Çdo votë, një farë shprese për Shkodrën që lulëzon”

Në përmbyllje të një fushate intensive e të mbushur...

Perurimi i Xhamise se plumbit, Ndershtiqaj: Deshmi e historise dhe bashkejeteses

Xhamia e Plumbit, një monument unik që ka qëndruar...

Ndershtiqaj takim me mjeket e Shkodres: Pas 11 majit vijon bashkepunimi

Në krah të mjekëve që shpëtojnë jetë, çdo ditë....

Takim ne sheshin “Preke Cali” , Ndershtiqaj: Deshmi e besimit te qytetareve te PS

Takimi me banorët në sheshin “Prek Cali” ishte një...