Gazetari Artan Hoxha ka nxjerë zbuluar një operaion të forcave RENEA në Elbasan. I ftuar në studion e “Opinion”, Hoxha tha se RENEA para pak ditësh ka zbarkuar në Elbasan, për të vënë në pranga një person të shumëkërkuar por pa dështuar, dhe në pranga ka rënë një tjetër.
Nën dijeninë e Hoxhës, bëhet fjalë për personin e fundit që ka mbetur pa arrestuar për grabitjen e 4.6 milionë eurove në Rinas.
“RENEA dështoi të kapte një person të shumëkërkuar në zonën e Elbasanit. Bhëet fjalë për një ‘kokë’ shumë të fortë dhe nën dijeninë time, është personi i fundit që ka mbetur pa kapur nga grabitja e Rinasit. Nuk kapën dot atë por kapën një tjetër dhe e kamufluan si super operacion. Në fakt dështuan,”– tha Hoxha.
Në fakt, para pak ditësh RENEA zbarkoi në Elbasan dhe në pranga vuri Ervis Dakën. Daka u arrestua pasi u gjet në shtëpinë e tij me tre armë zjarri. Ai njihet si problematik në zonë, por sipas gazetarit nuk ka qenë ky shënjestra e autoriteteve.
I fundit që ka mbetur pa u vënë në pranga nga grabitja e Rinasit është Talo Çela. Çela është pronar i vilës në periferi të Elbasanit, pranë së cilës u bë modifikimi i makinës që u krye grabitja.
Ndërkohë, në qeli ndodhen 9 persona, i cilësuari si daja nga Kosova, Ragio Hajdini, Elton Pikli, Renaldo Sulaj, Oltion Veseli, Saimir Cela, Alkond Bengasi dhe Hasan Kanaci dhe vëllezërit Klement dhe Eldi Çala. ndërsa i vrarë nga shkëmbimi i zjarrit me policinë ditën e ngjarjes mbeti organizatori i grabitjes Admir Murataj.