Pas kritikave ndaj Bashës, Topalli “godet” sërish përmes një mesazhi të koduar: Të gjithë kanë ikur nga shtëpia e vjetër!

“Të gjithë kanë ikur nga shtëpia e vjetër”, kështu është shprehur ish-kryetarja demokrate e parlamentit, Jozefina Topalli përmes një postimi në rrjetet sociale.

 

Ky mesazh i koduar i Topallit është reagimi i dytë pas marrëveshjes midis palëve politike këtë të premte për Reformën Zgjedhore. Në deklaratën e saj të mëparshme, Topalli e ka kritikuar ashpër Bashën për vendimin e tij për të bërë marrëveshje me Ramën duke u tërhequr nga gjithë kauzat e tij në 7 vitet e fundit, për të nisur me “revolucionin tek çadra e lirisë”, e për ta mbyllur me heqjen dorë nga kërkesa e tij për qeveri tranzitore.

 

Mirëpo, çfarë ka dashur të thotë saktësishtë përmes këtij mesazhi të koduar ish-funksionarja demokrate? A është kjo një “kunjë” për liderin e ri të të djathtëve, i cili me veprimet e fundit duket se i është larguar gjithnjë e më tepër “folesë”, duke i lënë ndjekësit e tij të besuar të zhgënjyer?

 

Kujtojmë se, pavarësisht se Topalli është distancuar nga politika, nuk mungojnë mesazhet e saj referuar zhvillimeve më të rëndësishme në vend, dhe herë pas here edhe kritikat ndaj “klasës së re” politike.

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Marjan Ndërshtiqaj: “Çdo votë, një farë shprese për Shkodrën që lulëzon”

Në përmbyllje të një fushate intensive e të mbushur...

Perurimi i Xhamise se plumbit, Ndershtiqaj: Deshmi e historise dhe bashkejeteses

Xhamia e Plumbit, një monument unik që ka qëndruar...

Ndershtiqaj takim me mjeket e Shkodres: Pas 11 majit vijon bashkepunimi

Në krah të mjekëve që shpëtojnë jetë, çdo ditë....

Takim ne sheshin “Preke Cali” , Ndershtiqaj: Deshmi e besimit te qytetareve te PS

Takimi me banorët në sheshin “Prek Cali” ishte një...