Luli Basha deklaroi se opozita e bashkuar do të fokusohet te ringritja ekonomike. Teksa foli për media në fund të mbledhjes së Kryesisë, Basha tha se opozita e bashkuar dhe PD do paraqesin platformën ekonomike kudo në vend.
“Sfida më e madhe e çdo familje, e çdo shqiptari, është kriza ekonomike. Kjo krizë nuk mund të zgjidhet nga ata që zhvatën Shqipërinë.
Ndaj e gjithë vëmendja jonë është tek e ardhmja. Një ekonomi e fortë, një Shqipëri e fortë. Ne do t’i fitojmë zgjedhjet.
Ndaj PD dhe opozita e bashkuar janë të vendosur të paraqesin platformën ekonomike kudo në Shqipëri. Ne do t’i fitojmë zgjedhjet, do të kemi në fokus ringritjen ekonomike.
Ky do të jetë përqendrimi i gjithë energjive tona. Do përqendrojmë gjithë energjinë tonë te fitorja e zgjedhjeve të ardhshme dhe zgjidhja e krizës së rëndë ekonomike, duke iu ofruar planin tonë shqiptarëve, për t’u kthyer ekonominë atyre”- tha Basha.
Mirëpo Luli Basha ka harruar, se kur i kishte fituar zgjedhjet me patericën Meta e groposën ekonominë aq thellë sa nuk ishin në gjendje të paguanin as pensionet e invaliditetit lëre pastaj ato të pleqërisë . Grabitën 400 milion euro të investitorve dhe ishte qeveria pasardhëse që i likuidoi. Ky do zhvilloi vendin sikurse shkaterroi Tiranën, apo siç përfundoi Rrugën e Kombit (sot akoma e pa përfunduar) dhe i ka marrë dhe 160 milion euro tjera buxhetit për tu përfunduaar.
Megjithatë ëndrrat jaanë falas dhe nuk do e ndalojmë të ëndërroi Luli Bashën, për herë të fundit deri kur të zhduket nga politika dhe nga Shqipëria, e ndoshta mund ta rregulloi dhe drejtësia. / Ekskluzive.al