Kreshhnik Spahiu: Ata janë bashkë, dhe s’e rruajnë hiç për popullin!

Nga Kreshnik Spahiu

Reforma më e çuditshme elektorale në botë sapo ndodhi në Shqipëri. Merrëveshja: “Mos ndryshojmë asgjë”

 

Dje marrveshja e 17 Maj u përsërit sërish po me një ndryshim: Në 2017 PD mori gjysmën e qeverisë për të kontrrolluar zgjedhjet, ndërsa dje fitoi “mos ndryshimin e sistemit elektoral”. Që Basha dhe Rama nuk e rruajnë fare fare për popullin kjo dihet, por që të tallen kaq shpesh kjo është fyerje e inteligjensës sociale. Nuk habitem fare fare që ata bën pazar por jam i tronditur si nuk ka një zë brenda opozitës që ta kundërshtojë.

 

Pse heshtin mijëra dhe mijëra demokrat? – ata heshtin sepse gjithë intelektualët janë larguar nga Partia Demokratike – ata heshtin sepse aty ka mbetur llumi i shoqërisë – ata heshtin se nuk i lidh asnjë ideal por thjesht presin ndonjë vend pune – ata heshtin se janë ish-pushtetar – ata heshtin se s’duan të përfundojnë si lecka jashtë partisë – ata heshtin se mund vriten ose pësojnë aksident si Azemi, Gramozi, Sokoli…. – ata heshtin se s’kanë alternativë tjetër.

 

Po a ka ende budallenj që besojnë se Rama dhe Basha janë në kundërshtar dhe nuk aktrojnë? – ata janë bashkë se nuk ka rëndësi kush ka qeverinë por kush sundon shoqërinë – ata janë bashkë se është e vetmja mënyrë mos hetohen nga SPAK – ata janë bashkë që mos ndryshojnë sistemin dhe ruajnë 30 vjet të tjera establishentin – ata janë bashkë sepse ndajnë paratë dhe pasurinë kombëtare – ata janë bashkë se janë 4 familjet më të pasura në Ballkan

 

– ata janë bashkë se janë të vetmit politikanë në Europë që sundojnë prej 30 vjetësh – ata janë bashkë se e ndjejnë çfarë urrejtje ka populli për ata. – ata janë bashkë se me çdo sistem tjetër elektoral do dilnin në pension – ata janë bashkë kundër ambasadorve dhe projekteve për drejtësinë e re. Ata kanë qëne dhe janë bashkë që në 2008 kur Berisha vrau 26 qytetar dhe plagosi 300 në fabrikën e tij në Gërdec, e për ti shpëtuar burgut firmosi Marrëveshjen e përjetshme me Edi Ramën.

 

Ata janë bashkë dhe kjo nuk është aspak një gjë e re. Ajo çfarë rëndon inteligjencēn, mbetet për tu parë: Pse ka ende mijëra turma injorantësh që i shkojnë pas duke marr në qafë të ardhmen e Shqipërisë, të shoqërisë dhe familjeve të tyre! Ata janë bashkë, more të mjerë dhe s’e rruajnë fare fare për Ju.

Kryeministri Rama takon të rinjtë në Shkodër: Besimi i palëkundur për një të ardhme europiane

Në një atmosferë të mbushur me energji dhe entuziazëm rinor, Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim me të rinjtë e qytetit të Shkodrës,...

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kryeministri Rama takon të rinjtë në Shkodër: Besimi i palëkundur për një të ardhme europiane

Në një atmosferë të mbushur me energji dhe entuziazëm...

Marjan Ndershtiqaj: “Zëri i qytetarëve, shtysë për zhvillim të qëndrueshëm në Berdicë”

Në vijim të takimeve me komunitetin, Marjan Ndershtiqaj ka...

Marjan Ndershtiqaj takim frymëzues me të rinjtë e Qendrës Rinore Arka në Shkodër

Në një atmosferë të ngrohtë dhe plot energji pozitive,...

“Lamtumire legjende” , Ndershtiqaj ne homazhe per Paulin Ndoja

Në homazh për ikonën e futbollit shkodran dhe shqiptar,...