Kryedemokrati Lulzim Basha zhvilloi sot një takim me disa biznese në Tiranë duke treguar se ata bëjnë vetëm 1/3 e xhiros krahasuar me periudhën para pandemisë dhe nuk kanë asnjë ndihmë nga qeveria.
“Një nga zonat më të frekuentura të qytetit është kjo, 1/3 e xhiros më pak në mes të Tiranës. Nuk arrin dot të paguajë qiranë njëra, ndërsa zonja pronarja nuk merr dot qiranë. 60 biznese në ditë janë mbyllur. Kjo është fushëbeteja e vërtetë, ky është fronti i vërtetë, kjo është drama e madhe”, tha Basha.
Në fillim të videos, mes kryedemokratit dhe një zonje pati disa batuta. “Vetëm kaptinën më ke nxjerrë”, i tha ajo. “Ja të nxorra tamam”, ia ktheu Basha duke rregulluar kamerën.