Prej 10 vitesh merr pica që nuk i ka porositur kurrë: Është makth!

“Nuk mundem më, po jetoj një makth çdo ditë dhe jam i tmerruar sa herë që dëgjoj zhurmën e motorit poshtë shtëpisë time”.

Prej thuajse dhjetë vitesh, një burrë 65-vjeçar merr çdo ditë nga një picë në shtëpi.

Bëhet fjalë për ushqim të cilin ai nuk e ka porositur kurrë, por që çdo ditë ia dorëzon motoristi.

Historia e pazakontë ka si protagonist Jean van Landeghem, i cili jeton në Thurnout të Belgjikës. Burri çdo ditë përballet me skenën ku i bie zilja e shtëpisë dhe i dorëzohen pica, por edhe hamburger dhe qebap.

“Çdo herë është një biznes i ndryshëm që bën dorëzimin, por çdo ditë marrë dorëzime, në çdo orë”, tregon Jean.

Ishte janar i vitit 2019, kur në të njëjtën ditë ju dorëzuan me dhjetëra porosi, duke arritur në një total prej 14 picash.

“Nuk kam paguar asnjëherë, pasi nuk i kam porositur kurrë, por është një situatë e pakëndshme si për mua edhe për bizneset. I bien ziles çdo orë, sa që nuk arrij që të fle. Është një makth. Jam pa diskutim viktimë e një shakaje të hidhur, por nga ana e kujt? Një miku tim i ndodhi e njëjta gjë, por më rrallë dhe mendojmë se mund të jetë një i njohur i përbashkët. E denoncuam çdo gjë në polici, por ende nuk është zbuluar asgjë”, thotë 65-vjeçari. I mërzitur, Jean shtoi se në momentin kur ta mësojë se kush ia bën diçka të tillë, personi në fjalë nuk do e ketë të lehtë.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Marjan Ndërshtiqaj: “Çdo votë, një farë shprese për Shkodrën që lulëzon”

Në përmbyllje të një fushate intensive e të mbushur...

Perurimi i Xhamise se plumbit, Ndershtiqaj: Deshmi e historise dhe bashkejeteses

Xhamia e Plumbit, një monument unik që ka qëndruar...

Ndershtiqaj takim me mjeket e Shkodres: Pas 11 majit vijon bashkepunimi

Në krah të mjekëve që shpëtojnë jetë, çdo ditë....

Takim ne sheshin “Preke Cali” , Ndershtiqaj: Deshmi e besimit te qytetareve te PS

Takimi me banorët në sheshin “Prek Cali” ishte një...