‘Dënimi me vdèkje është i pakthyeshëm’, Lleshaj flet nga Shkodra për ábuzimin e shefit të Pòlicisë: Gjest i ulët

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj teksa ka qenë në një ispektim të doganën e Hanit të Hotit, ka folur sot dhe për ábuzimin me një vajzë të shefit të komisariatit të Pòlicisë në Fushë-Arrëz, Izmir Duraku. Lleshaj e quajt këtë një gjest të ulët dhe tha se duhet të kemi një qasje tjetër për pòlicinë pas këtyre rasteve.

“Duhen shtuar penalitetet dhe duhen çuar në ekstrem penalitetet për kujdestarët. Nuk është thjesht çështje e ligjit por edhe e sensibilizimit shoqëror. Duhet të reagojmë thellë si shoqëri. Dënimi me vdèkje i stërdiskuatuar nuk ka kthim, është i pakthyeshëm.

Kemi reaguar pas sinjalit të parë dhe nuk i dimë detajet por do të marrim masat më të forta. Rreziku vjen shpesh për ata që janë vendosur për të bërë rojën, pra kujdestarët”, tha Lleshaj nga Hani i Hotit.

Ministri ka folur dhe lidhur me operacionin forca e ligjit, që sipas tij nuk është një dështim, pas rasteve të kthyera pas nga ana e SPAK.

“Edhe rastet ku mund të ketë diçka për t’u diskutuar mund të kthehen sepse ne nuk jemi për të bërë gjueti shtrigash nëpër Shqipëri. Brezit të ri dhe gjithë shoqërisë duhet t’i japim mesazhe që krími do të goditet dhe nuk do të ketë vend.

Pavarësisht se SPAK i kthen për arsye të ndryshme, paplotësim i ndonjë dokumenti çështjet vazhdojnë dhe do të përballen me gjykatën. Ka edhe raste që mund ti kenë bërë jo përmes krímit dhe shume mirë që kthehen mbrapsht nëse nuk e meritojn”, tha Lleshaj më tej në fjalën e tij.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...