Report Tv mëson se Xhontil Bardhi 24-vjeç, njëri nga dy vëllezërit që u ekze kutuan mbrëmë në Krujë kishte ndjekur dhe mbaruar seminarin e priftërinjve në Shkodër dhe gjatë pauzës 2 vjeçare që i jepet për t’u menduar dhe vendosur nëse pranon që të bëhen apo jo prift ka hequr dorë.
Pas ngjarjes së mbrëmshme ka reaguar i pikëlluar edhe Ipeshkv i Dioqezës së Rrëshenit Dom Gjergj Meta. “Sa shumë gjana kisha me të thanë sot more Gjon. Por për tash po te them vetëm lamtumirë! E me fal që nuk munda me mbërritë në kohë …Lamtumirë Gjoni i mirë! Lutju Zotit për ne” shkruan ai.