Rama jep lajmin e mirë për bizneset e vogla: Deri në vitin 2029 nuk do…

Kryeministri Edi Rama ishte këtë mbrëmje në një lidhje direkte për emisionin “Opinion” në “Tv Klan”. Ai dha një lajm të mirë për të gjithë bizneset e vogla, të cilat do të lehtësohen nga taksat.

 

Rama tha se qeveria po përgatit një ligj që bizneset me xhiro deri në 140 mijë dollarë të mos paguajnë taksë deri në vitin 2029. Po ashtu kryeministri shtoi se ka mundësi të hiqet dhe Tatimi mbi Vlerën e Shtuar TVSH për biznesin e vogël.

 

“Ne po punojmë dhe një nga gjërat që besoj unë mund të thuhet sot, është që ne shumë shpejt, do ta ligjërojmë nuk është një premtim, që biznesit të vogël çdo shqiptari që punon dhe krijon punë me një biznes të vogël deri në 140 mijë Dollarë xhiro, do t’i heqim taksat deri në vitin 2029. Zero! Nuk do të paguajnë asnjë tatim-fitimi. Biznesi i vogël në Shqipëri është ai biznes që ka një xhiro nga +1 deri në 140 mijë Dollarë në vit”, u shpreh kryeministri.

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

PËRFSHIHET NGA FLAKËT FSHATI KAPRRE NË AFËRSI TË SYRIT TË KALTËR, RREZIKOHEN BANESAT

Një zjarr ka përfshirë fshatin Kaprre, pranë Syrit të...

ZJARR NE SHKODER, TYMI PUSHTON QYTETIN..

Tymi ka pushtuar gati gjithe qytetin e Shkodres. Flaket...

RAME LAHEJ DHE ALESSANDRO SAFINA KONCERT NË SHIROKË

Në pikën turistike të Shirokës, zëri brilant i tenorit...