Pas gjashtë vjetësh martesë merr vesh se bashkëshorti ishte i martuar edhe me 3 gra të tjera dhe kishte 13 fëmijë

223

Mary Turner Thomson mbeti e zhgënjyer kur zbuloi se bashkëshorti i saj, me të cilin mendonte se do të kalonte gjithë jetën, ishte bigamist dhe një mashtrues.

 

William Allen Jordan dukej si bashkëshorti perfekt, por ai ishte i martuar fshehtësish edhe me 3 gra të tjera dhe kishte 13 fëmijë. E sigurisht që rreth këtij fakti, Mary nuk dinte asgjë. Kur ajo mori vesh lajmin që e trishtoi shumë, nisi që tek ushqimi të gjente ngushëllim. E me kalimin e muajve, pesha e saj nisi që të humbte kontrollin. Mashtrimet e Jordanit nga Amerika, ku përfshinin martesat e shumta dhe krimet me armë, u bënë të ditura në vitin 2006, kur u zbulua se ishte edhe një shkelës seksi i dënuar.

 

Ai e kishte gënjyer Maryn se ishte një agjent i CIA-s. Jo vetëm kaq, por Jordan e kishte bërë atë që të shiste çdo gjë, madje edhe shtëpinë, pasi vinte në rrezik jetën e fëmijëve. Ajo i besoi gënjeshtrat e tij dhe u martua me të 3 javë pasi ishin njohur online, në vitin 2000. Gjashtë muaj pas njohjes, ajo ngeli shtatzënë me fëmijën e tyre të parë. Ajo mori vesh të vërtetën vetëm në vitin 2006, kur një nga gratë e William e mori atë në telefon dhe i tha: “Jam gruaja tjetër e Jordan”.

 

Doli që Jordan, i cili u la i lirë nga burgu në vitin 2016, ishte një gënjeshtar dhe artist mashtrues. Ai ishte disa herë i martuar dhe ishte babai i 13 fëmijëve me gjashtë gra. Goditja që mori nga ky lajm, bëri që Mary nga Edinburgh të shtonte shumë në peshë. Por në vitin 2019 ajo vendosi që të bënte një ndryshim rrënjësor në jetën e saj. Mary Turner Thomson vendosi që të kishte kujdes me ushqimin dhe të merrej me aktivitete sportive, derisa arriti që të shkonte në peshën që ajo dëshironte.