E trishtë, ndahet nga jeta artisti i njohur shqiptar

Artisti i njohur dibran, Përparim Tomçini, është ndarë nga jeta ditën e sotme në moshën 65-vjeçare. Tomçini i dha shumë artit dhe muzikës dibrane e jo vetë, duke kompozuar mbi 400 këngë dhe përpunuar melodi të shumta. Lajmin e trishtë e ka bërë të ditur ish-deputeti i LSI, Luan Rama përmes një postimi në rrjete sociale.

 

“Sot është ndarë nga jeta Përparim Tomçini i Dibrës, njeriu zemërbardhë e miku zemërmirë, artisti i talentuar dhe me një profil të spikatur e të konsoliduar prej vitesh, që me shpirtin e vet qytetar dhe forcën e talentit të madh, i dha këngës dibrane përmasat e shpirtit shqiptar, duke e ngritur atë në nivele të panjohura më parë dhe duke e bërë këngën e të gjithëve, të shqiptarëve e zemrave të tyre.

 

Humbja është e madhe dhe pesha e dhimbjes e rëndë! Ngushëllime familjes dhe të gjithë miqve të tij të shumtë! Ngushëllime komunitetit të artistëve e gjithë Dibrës për humbjen e pazëvendësueshme! Lamtumirë mik e shok i shtrenjtë, që njësoj si valët e Drinit, do të jesh përherë i gjallë me këngën tënde që do të këndohet sa të ketë Dibër dhe shqiptarë mbi këtë dhe!

 

Të ndrittë shpirti Përparim Tomçini!”, ka shkruar Rama.

 

Përparim Tomçini gjatë jetës së tij ka fituar çmime të shumta në koncerte e konkurse artistike dhe është shpallur “Nder i Kulturës Dibrane” dhe është dekoruar nga Hashim Thaçi me motivacionin “Për kontribut të madh për lirinë, për kontributin e madh në muzikë dhe art barazinë dhe pavarësinë e Kosovës”.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

PËRFSHIHET NGA FLAKËT FSHATI KAPRRE NË AFËRSI TË SYRIT TË KALTËR, RREZIKOHEN BANESAT

Një zjarr ka përfshirë fshatin Kaprre, pranë Syrit të...

ZJARR NE SHKODER, TYMI PUSHTON QYTETIN..

Tymi ka pushtuar gati gjithe qytetin e Shkodres. Flaket...

RAME LAHEJ DHE ALESSANDRO SAFINA KONCERT NË SHIROKË

Në pikën turistike të Shirokës, zëri brilant i tenorit...